Akuzat e Ramës në Berat, PD: Trillime të një mendje të sëmurë
Trillime të një mendje të sëmurë. Kështu i ka vlerësuar Partia Demokratike akuzat e kryesocialistit Edi Rama gjatë prezantimit të skuadrës së tij të Rilindjes në Berat. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, në një dalje për mediat deklaroi se PD nuk merret me trillimet e një mëndje të sëmure që ka humbur çdo llogjikë dhe si Nastradin kalon nga shpifja në shpifje."Atë që i ka bërë kjo qeveri Beratit nuk nuk mund të ja bënte asnjë armik, asnjë pushtues!Këto fjalë nuk janë thënë nga ndonjë pacient që mjekohet në spital psiqiatrik!Me këto fjalë Edvin Kristaq Rama ju drejtua zytetarëve të Beratit në shpërthimin e rradhës të urrejtjes së papërmbajtur për arritje të prekshme dhe te pamohueshme të qytetarëve të tyre.Partia Demokratike nuk merret me trillimet e një mëndje të sëmure që ka humbur çdo llogjikë dhe si Nastradin kalon nga shpifja në shpifje. Por Partia Demokratike është e bindur se çdo qytetar i Beratit ndjehet krenar si qytetar i një qyteti dhe vendi antar të NATO-s, si banorë të një qyteti që gjatë këtyre viteve hyri në mbrojtjen e UNESKOS si trashëgimi kulturore Botërore.Qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqiptarët ndjehen krenarë sepse lëvizin tani pa viza në Europë, megjithëse Edvini dhe neobllokemnet e Partisë Socialiste bënë çdo gjë që ti kyçnin vizat në kuti e të bllokonin heqjen e tyre!” tha ajo.Ndërsa i ka kujtuar Ramës investimet e qeverisë demokratike në 8 vite qeverisje për këtë qark, Vorpsi tha se finacimet janë 18 herë më shumë nga çka inevestuar qeveria e Partisë Socialiste.“Partia Demokratike e di mirë se qytetarët e Beratit kanë plot probleme për të zgjidhur dhe përballen me jo pak veshtirësi. Por ata e dinë se gjatë këtyre viteve qeveria e Partisë Demokratike ka investuar në qarkun e Beratit 18 herë më shumë se sa qeveria e Partisë Socialiste. Në këto vite në qarkun e Beratit janë ndërtuar dhe rindërtuar 510 km rrugë kombëtare, rurale, dytësore dhe të treta në të katër anët e këtij qarku. Qytetarët e Beratit vlersojnë shumë faktin se qeveria po ndërton boshtin e Jugut të cilin zoti Edvin ka frikë ti përmend emrin! Në rindërtim të plotë janë rrugët kombëtare që lidhin Beratin me Lushnjen , Beratin me Fierin dhe Vlorën. Po kështu jane rritur me 110% pensionet e fermerëve dhe mbidyfishuar rrogat në arsim dhe shëndetësi. Në Qarkun e Beratit janë krijuar 3 500 biznese të reja, janë ndërtuar 60 shkolla e kopshte, 46 qëndra shëndetësore, është ndërtuar ujësjellësi i Beratit dhe i Kuçoves dhe 29 ujësjellësa dhe siteme kanalizimi te tjera. Janë subvencionuar me grante 6 820 fermerë për sera plantacione dhe blegtori. Vetëm me keto grante në Berat janë mbjellur 2800 hektar ullinj më shumë se në çdo qark tjeter. Zoti Rama këto ishin disa nga investimet në Berat te realizuara gjatë këtyre viteve!” theksoi zëdhënësja e PD-së.Partia Demokratike u zotua se për katër vitet që vijnë do të ndërtojë dhe rindërtojë çdo km rrugë në këtë qark.“Partia Demokratike është e ndërgjegjshme se Berati dhe qytetarët e tij kanë nevojë për mbeshtetje edhe më të madhe, ndaj dhe zotimi ynë për katër vitet që vijnë është të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo km rrugë në këtë qark.Të perfundojmë boshtin e jugut , të 3-fishojmë mbështetjen për fermerët e Beratit dhe të 6-fishojmë turistet në këtë diamant mijravjecar në trashigiminë Botërore. Por Berati dhe qytetarët e tij kanë nevojë më shumë se për cdo gjë tjetër që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, status qe ti e more peng për interesa personale.Me 23 Qershor, Berati dhe Shqiperia do të vendosin për projektet e zhvilimit dhe integrimit në Europë!” përfundoi Vorpsi.