Venezuelë, ushtria kundër kriminalitetit
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka ndërmarrë një plan masiv sigurie për të frenuar kriminalitetin në rrugët e vendit.Në kuadër të operacionit “Atdheu i Sigurt”, 3 mijë ushtarë do të patrullojnë rrugët e kryeqytetit Karakas dhe qyteteve të tjera.Presidenti Maduro deklaroi se plani do të sjellë qetësinë në Venezuelë, vend që ka një ndër kuotat më të lartë të kriminalitetit në Amerikën e Jugut.Qeveria tha se mbi 16 mijë persona janë vrarë gjatë vitit 2012, një kuotë kjo prej 54 personash për 100 mijë banorë.Shifrat e kriminalitetit në Venezuelë u rritën ndjeshëm që kur presidenti Hugo Chavez mori drejtimin e shtetit në vitin 1999. Vitin e kaluar qeveria prezantoi një ligj të ri që ndalonte shitjen e armëve dhe municioneve.Prej kohësh opozita kritikon qeverinë për nivelin e lartë të krimit dhe e përdori këtë çështje në fushatën e zgjedhjeve të fundit presidenciale.