Misioni i OSBE/ODIHR-it takohet nesër me ministrin Bumçi

Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it të cilët mbërritën dje në Tiranë për të parë nga afër përgatitjen e procesit zgjedhor të 23 qershorit po vijojnë axhendën e takimeve.Nesër, vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve të cilët kryesohen nga ekspertja amerikane Conny McCormack do të takohen në orën 10:00 me ministrin e jashtëm Aldo Bumçi ndërsa në orën 15:00 do të kenë edhe komunikimin e parë me mediat.Ekipi monitories fillimisht do të vëzhgojë fushatën elektorale, përfshi analizimin e listave të përpiluara për zgjedhjet si edhe zbatimin e legjislacionit dhe monitorimin e medias.Ndërkohë që ekipi i ODIHR-it kryesohet nga zonja McCormack e cila njihet për angazhimin mbi 25-vjeçar dhe ka spikatur në çështjen e regjistrimit dhe verifikimin e votuesve, përfaqësuesi i ekipit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, është parlamentari slloven Roberto Battelli.Ekipi i vëzhguesve të ODIHR-it dhe asambalesë parlamentare të OSBE-së përbëhet nga 15 ekspertë të cilët vijnë nga 14 shtete anëtare të OSBE-së, me seli në Tiranë, si dhe 30 vëzhgues afatgjatë, të shpërndarë në të gjitha rajonet. Ditën e zgjedhjeve ODIHR do të jetë në terren me mbi 430 vëzhgues.