Arratisjet nga burgjet, Halimi pezullon lejet shpërblyese për të dënuarit
Ministri i drejtësisë Eduard Halimi pezullon të gjitha lejet shpërblyese për të burgosurit.Vendimi është marrë në një takim që ministri Halimi ka zhvilluar me drejtues të burgjeve pas arratisjeve të fundit të dy të dënuarve në burgjet e Fushë Krujës dhe të Peqinit.Vetëm dy ditë më parë në burgun e Peqinit është raportuar rasti i shkeljes së lejes nga një i dënuar me 10 vjet burg për vrasje.Romeo Rustemaj me banim në Vlorë, është shpallur në kërkim, pasi nuk është kthyer më në vendin e dënimit në burgun e Peqinit pas lejes së dhënë nga autoritetet përkatëse.Ai ka përfituar leje më 7 maj, ndërsa afati i kthimit ka qenë mesdita e së dielës. Por pasi nuk është kthyer në këtë kohë, është shpallur në kërkim nga shërbimet e policisë për largim nga vendi i dënimit.