Tepelenë, eksploziv transformatorit, arrestohet 32-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2013, 09:08
Nuk ka mbetur asgjë pa vjedhur në tokë, që nga kabllot elektrikë, shtyllat e deri tek çdo gjë që ka pak vlerë. Tani hajdutët hedhin në erë edhe transformatorët për t`I marrë pjesët metalike dhe për t`i shitur për skrap.Një 32-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Tepelenës pasi dyshohet se ka vendosur një sasi ekplozivi në tranformatorin që furnizonte fshatin Dukaj.Hazir Hakanaj është prangosur nga uniformat blu pasi gjatë natës ka shpërthyer transformatorin në mënyrë që pjesët metalike t`i shiste për skrap.Sipas policisë 32-vjeçari ka vjedhur gjithashtu edhe 300 metër kabull nga shtyllat që lidheshin me kabinën elektrike.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.