Dollapi garanton drita në bregdet: Nuk do ketë asnjë falje për faturat e papaguara
Administratori shtetëror i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi hodhi poshtë zërat se kompania do të falë faturat e papaguara dhe kamatëvonesat e energjisë elektrike.Ndërsa ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për rrjetin 20 kwh tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës, Dollapi u bëri thirrje qytetarëve të paguajnë energjinë në mënryrë që shërbimi nga ana e CEZ-it të mos mungojë.“Kjo është plotësisht e pavërtetë dhe një informacion dashakeq që del në një pjesë të shtypit sa here ka fushatë elektorale. Nuk ka falje as për faturat e papaguara, as për kamatvonesat. U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre trillimeve dashakeqe, por të paguajnë në kohë faturën e energjisë” theksoi Dollapi.Gjithashtu administrator i CEZ shpërndarje Sait Dollapi ka garantuar 24 orë energji elektrike për të gjitha zonat bregdetare në këtë sezon turistik si dhe nuk do të jetë rritje të çmimit të energjisë elektrike.