Kukës, tenton t`i grabisë dyqanin, i riu plagoset nga pronari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2013, 08:37
Ka hyrë për të vjedhur në një dyqan por për pak sa nuk ka ngelur viktimë pasi është qëlluar me armë nga i zoti i dyqanit.Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 01:30 të ditës së sotme në Kukës ku 23-vjeçari Kujdesi Ademi është plagosur nga pronari i dyqanit ku kishte hyrë për të vjedhur.Menjëherë i riu nga fshati Bardhoc është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit por më pas është nisur drejt spitalit Ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka shoqëruar pronarin e dyqanit ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.