Berisha në Facebook:Uragani i fitores sot drejt Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2013, 14:28
Partia Demokratike prezanton sot në Durrës kandidatët për deputet në këtë qark.Njoftimi është bërë nga kreu i PD-së Sali Berisha në rrjetin social “Facebook” ndërsa i ka cilësuar kandidatët e Durrësit si uragan të fitores në zgjedhjet e 23 qershorit.“Të dashur miq, sot uragani i fitores sonë në ora 19:30 feston në Durrës. Qytetarë dhe qytetare të Durrësit, ju ftoj të gjitheve të festojmë sëbashku! Përpara drejt Durrësit, drejt Fitores!” shkruan Berisha.Ndërkohë ditën e djeshme Partia Demokratike hapi zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit. Në një organizim festiv në sheshin “Nënë Tereza”, PD-ja prezantoi edhe kandidatët për deputet për qarkun e Tiranës.