Berisha inaguron portin e peshkimit në Durrës: Dako të kërkojë falje, e bllokoi pa shkak

Një port i ri peshkimi do tu vihet në dispozicion punonjësve të peshkimit në Durrës, financim ky i Bankës Islamike, në vlerën e 14.6 milionë dollarësh. Baseni, me një sipërfaqe prej 13 ha, do të bëjë të mundur ankorimin e 130 anijeve peshkimi menjëherë.Kryeministri Berisha ndërsa mori pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve garantoi punonjësit dhe përfaqësuesit e bizneseve të peshkimit se mandatin tjetër qeveria do të hartojë një plan kombëtar peshkimi për ta vendosur në piedestalin e duhur këtë sektor.“Jam sot tek ju, burrat e detit, njerëzit e guximit dhe sakrificës, t’ju shpreh nderimin më të madh dhe tu garantoj se sëbashku do përcaktojmë në kuadrin e jë plani kombëtar për peshkimin rregullat e mbështetjes suaj. Do dëgjoj me vëmendje sugjerimet sesi ne këtë degë me potencial kaq të madh ta vendosim në vendin që meriton. Shqipëria ka një sipërfaqe ujore 57% më të madhe se tokësore, ka ujëra të shumta qofshin të ëmbla apo të kripura. Jam këtu të dëgjoj zërin tuaj, të vendosim format më transparente të bashkëpunimit dhe tu mbështesim. Më vjen mirë që jam sot këtu në një moment historik, ky qytet miravjecar do të ketë portin e vet të peshkimit, një investim prej 14 mln euro, që do krijojë kushtet më normale të veprimtarisë suaj” tha Berisha.Kreu i qeverisë nuk ka kursyer akuzat në drejtim të Kryebashkiakut socialist, Vangjush Dako, për bllokimin pa shkak të projektit, pasi sipas Kryeministrit sot do të pritej shiriti i përfundimit të punimeve të portit.“Kryetari i bashkisë duhet të kërkojë të falur, sot doishim takuar për të inaguruiar mbarimin e punimeve jo fillimin e tyre, e ka bllokuar në mënyrë të paarsyeshme, për të njëjtat motive e bllokoi dhe e zhblloki më pas. U arrit të sheshohen të gjitha kundërshtitë” deklaroi Kryeministri.Më tej shefi i mazhorancës shprehu anagzhimin maksimal për mbështetjen e sektorit të peshkimit. Krahas portit, Berisha vlerësoi edhe miratimin e planit rregullues për këtë qytet, i cili sipas tij hap një prespektivë të zhvillimit modern të Durrësit.“Bashkë me portin u bë një plan i shkëlqyer i rregullimit për Durrësin. Është hartuar nga një kompani shumëserioze, hapet një prespektivë e zhvillimit modern. Jemi të vendosur tu ndihmojmë, një potencial shumë më i madh në këtë fushë ekziston, nuk është mbështetur sa çduhet. Kemi një koncept të ri qoftë për peshkimin, tregun, të gjithë elementët e kësaj ekonomie shumë të rëndësishme. Kemi 247 liqenj natyral në gjithë vendin, të tjerë po ndërtohen përmes hidrocentraleve të reja, pra kemi më shumë arsye ta marrim seriozisht këtë sektor” tha me tej  ai.Gjatë bashkëbisedimit peshkatarët i kërkuan Kryeministrit shkëputjen nga Ministria e Mjedisit me argumentin ‘se nuk ndihen të përfaqësuar’. “Na duket vetja sikur jemi ne kohen e Enverit” tha një peshkatar.

“Ose do jetë Ministri e vecantë, këtë s’di ta them me siguri, por do jetë në një vend kryesor në Ministrinë e Bujqësisë në rikonfigurimin e qeverisë së re. Do plotësohet ligjime gjitha katet nënligjore. E gjykoj shumë të drejtë kërkesën,  ata zyrtarë që merren me problemin e peshkimit duhet të jenë njerëz të ekspertizës, vullnetin politik e shpreh Ministri dhe qeveria, zyrtari duhet të ketë vullnetin për ta zbatuar me ju” tha Kryeministri Berisha.

Në përforcim të angazhimit të shprehur për zhvillimin e sektorit të peshkut në Durrës, Berisha premtoi dhe ndërtimin e një tregu, përfaqësim  të kësaj dege në Ministrinë e Bujqësisë  me rikonfigurimin e qeverisë së re si dhe shkollë për përgatitjen e personelit të peshkimit.

 “20 milion euro kredi të butë, cka do të thotë do jetë garanci shtetërore dhe qeveritare. Lidhur me naftën do iu rimbursohet akciza e naftës, e plotë. Ne do heqim TVSH për të gjitha materialet që përdorni. Taksa e portit absolutisht për peshkimin do të zbresë në 1/10 e saj. Nëse është 1 mijë do bëhet 100. Do kërkoj që anijet e peshkimit të kenë taksën 100 euro. Kam njohur mirë të gjithë sektorin e rasateve. Duhet të kemi qendër kërkimore të fuqishme, duhet të jetë instituti i detit dhe ujërave, duhet të bëjmë një hov të madh përpara. Duhet të shqyrtojmë terësisht cështjen e flotës në interesin më të mirë të mbrojtjes. Ky kryetari na u kundërvu shumë, se në projekt kishim dhe tregun e peshkut . Por ky e ka mendjen te betoni. Megjithatë ne do ta ndërtojmë tregun, me këtë infrastrukturë tregu i shërben Tiranës dhe të gjithëve. Jam i vetëdijshëm se ky është biznes familjar dhe me sakrificë të madhe. K Këto do jenë pjesë të programit tonë dhe me një  plan të detajuar do fillojmë zbatimin e tyre, duke filluar me naftën, TVSH, kantierin.  Po kështu do ti kërkoj MASH, që Durrësi të ketë shkollën e përgatitjes së personelit të peshkimit” përfundoi Berisha.