Kadeli i përgjigjet Ramës: Përgjigjen ta dhanë lezhianët, braktisën takimin e PS
Kandidati për deputet Gjovalin Kadeli reagon për akuzat e kreut të PS-së, Edi Rama. Përmes një deklarate për mediat Kadeli shprehet se vlerësimin për të si deputet aktual në pritje për tu rikonfirmuar sërish, e dhanë qytetarët lezhianë me braktisjen e takimit të PS.“Ju deshën tre ditë per montazhin e kronikes pasi aktiviteti eshte bere më pare.Rama përgjigjen do ta marrë më datë 23 qershor”thekson ai.Një ditë më parë kryesocialisti Edi Rama teksa prezantoi kandidatët e skuadrës së Rilindjes në qytetin e Lezhës, foli me tone të ashpra për deputetin e larguar nga PS tashmë në radhet e demokratëve, Gjovalin Kadeli, të cilin e cilësoi si tradhëtarin e socialistëve.“Dua të shpreh këtu në këtë shesh të gjithë përbuzjen time për një tradhtar si Gjovalin Kadeli, i cili erdhi katër vjet më parë në parlamentin e Shqipërisë me votat e socialistëve dhe progresistëve të Lezhës. Sot katër vjet më vonë u ka kthyer atyre kurrizin duke dhënë votën vetëm për një karrige druri me katër këmbë që është turpi i përhershëm i tij dhe i turpit të tij në këtë qytet” deklaroi Rama.