Dritan Dajti akuza gjykatës: Po zvarrisni proçesin, nuk vij në sallë pa avokat

Dritan Dajti ka vendosur sërish të largohet nga salla e gjyqit gjatë seancës së sotme duke e zvarritur pafund procesin ndaj tij.Edhe kësaj here Dajti ka zgjedhur të protestojë për zvarritjen që sipas tij gjykata po i bën procesit gjyqësor.“Gjyqi ndaj meje ka një vit që zvarritet nga gjykata. Ju në fund të muajit merrni rrogat ndërsa mua më mohoen të drejtat” i është drejtuar Dajti trupit gjykues dhe më pas është larguar nga salla.Ndërkohë gjykata ka caktuar edhe dy avokatët kryesisht Perlat Koçillarin dhe  Pjetër Dedën të cilët do të mbrojnë në seancën e ardhshme Dritan Dajtin.Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë prej më shumë se 1 viti  asnjë seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit.Shumë nga avokatët e caktuar nga trupi gjykues, kanë refuzuar ta mbrojnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces.Ndërkohë që procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajti shënon një prej rekordeve më të mëdha të zvarritjes së një procesi, vetë i pandehuri ka zgjedhur të largohet seance pas seance nga salla duke “ia lidhur” në këtë mënyrë duart drejtësisë.Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.