Berisha: Rama bllokoi unazën e madhe, refuzoi kredinë se nuk e vidhte dot

Iangurohet në Tiranë qendra e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut.Në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi se ky projekt e vendos Tiranën në listën e qyteteve më moderne në Europë për sa i përket kontrollit të trafikut.'Vetëm pak muaj më parë Tirana bëri një lajm të madh në botë. Ajo u rendit në 20 qytetet më inteligjente të botës, në qytetet të cilat ofronin shërbime më të mira të teknologjisë së lartë qytetarëve të saj. Ky inagurim është një hap i madh i vendosjes së teknologjisë së lartë në shërbim të qytetarëve. Këto 2 vjet në bashkinë e Tiranës kanë ndodhur ndryshime serioze po për mua arritjet e të gjitha arritjet në këtë bashki ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”. Aparaturat e organizatës botërore të shëndetësisë prej shumë vitesh e dëshmonin kryeqytetin si një kryeqytet lartësisht kancerogjen. Ndotja e ajrit në shesh tejkaloi 2 herë, 3 herë, çdo lloj limiti dhe kalonin e rrezikut dhe kërcënimit më maksimal. Kjo nuk është më. Këto aparatura sot tregojnë se qytetarët e kryetetit thithin ajrin e normave njëlloj si në qytetet miqësore ndaj mjedisit” the Berisha.Kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar edhe ish-kreun e bashkisë së Tiranës Edi Rama që sipas tij e la kryeqytetin në një prapambetje."Të gjitha fondet që jepeshin nga qeveria avullonin. Qeveria i dha 21 milionë euro për shkolla që nuk u ndërtuan kurrë se shkollat kërkonin troje, trojet i hanin pallatet dhe nxënësit ngelën në Tiranë si në asnjë qytet tjetër të vendit sot. S’mund të imagjinoja kurrë të injoroheshin domosdoshmëritë jetike të investimeve të mëdha në këtë qendër, Basha shpalosi vizion para qytetarëve ai ishte vizioni i PD për Tiranës, që ne e mbështesim plotësisht”- tha Berisha.Kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të mbështesë çdo projekt të Bashkisë  për ta transformuar Tiranën dhe për të bërë realitet ëndrrën e qytetarëve të saj."Ne do bëjmë gjithçka që koha e humbur dhe prapambetja e Tiranës të kompesohet sa më shpejt. E vërteta është se këtë vit nis jetë Tirana e shekullit të 21. Me bulevardin  e madh që ky qytet e priste prej vitesh dhe me sistemin e lumit që do shndërrohet në një nga zonat më rekrative për qytetarët e Tiranës, dhe me vendosjen e tramvajit, Tirana do listohet krahas simotrave të veta europiane. Shqiptarët po ecin drejt Europës, destinacioni ynë vendimtar është Europa, por ne duhet të bëjmë gjithçka që të ecim me dinjitet dhe Tirana i ka të gjitha mundësitë. Qeveria do mbështesë si një interes kombëtar çdo projekt të madh në këtë qytet pasi Tirana është ëndrra e çdo shqiptari kudo që ai jeton"shtoi kryeministri.