Majko çel fushatën me një gjest bamirësie, numër llogarie dhe ndihma për Mejsin

Ish-kryeministri dhe kandidati që kryeson listën e Partisë Socialiste në kryeqytet, Pandeli Majko, nisi fushatën e Njësinë numër 5 me një gjest simbolik për të ndihmuar një vogëlushe 2 vjeçare, e cila është e prekur nga një tumor. Me vajzën e vogël Mejsi në krahë, deputeti socialist i bëri thirrje të gjithë mbështetësve dhe anëtarëve të njësisë nr. 5 që të kontribuojnë.Majko ka kërkuar që përmes kësaj ndihme t’i jepet mundësi vogëlushes që të shtrohet në spitalin në Gjermani ku do t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjes. Kërkesa e ish-kryeministrit ka sjellë një sensibilizim të madh të qytetarëve të pranishëm në sallë, ndërkohë që është hapur edhe një numër llogarie për të ndihmuar Mejsin e vogël dhe për shpëtimin e jetës së saj.Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe apelit ndaj institucioneve shtetërore, gjer më tani duket se lutjet kanë rënë në vesh të shurdhët. Mejsi është e prekur nga një tumor i rrallë që rrezikon ti marrë shikimin dhe më pas edhe jetën.Historia e dhimbshme nisi para 1 viti kur pas ekzaminimeve prindërit mësuan për fatin e keq të vajzës. Familja Xhaxhaj thotë se shpëtimi i vajzës së tyre është i mundur vetëm nga një operacion i specializuar në Gjermani. Familja jep këtë numër kontakti për ndihmë për këdo që ka mundësi të kontribuojë.Nr. kontakti 0693737533. Ish-kryeministri i disa qeverive socialiste, Pandeli Majko, kryeson listat e Partisë Socialiste për Tiranë, ndërkohë që do të mbulojë në mënyrë të veçantë Njësinë nr.5, e cila është më e madhja. Ai ndihmohet edhe nga kandidatët Blerina Gjylameti dhe Afrim Qëndro.