Superoperacion antidrogë në Vlorë, sekuestrohen 900 kg drogë, 3 në pranga
Policia e Vlorës ka përmbyllur me sukses dy operacione policore antidrogë. Nga Strukturat Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë, të premten në kuadër të procedimi penal të vitit 2013 falë hetimeve 3 mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë është finalizuar me sukses operacioni i koduar "KALAJA" ku si rezultat i të cilit është shkatërruar një bazë perpunimi dhe paketimi lënde narkotike.Në kuadër të hetimeve dhe informacioneve të grumbulluara nga Strukturat antidrogë mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll në një banesë në fshatin Shërishtë në pronësi të shtetasit Festim Sadedinaj, 50 vjec, lindur dhe banues në fshatin Sherisht të rrethit Vlorë.Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike marijuanë e cila ishte e paketuar dhe e vendosur në canta të ndryshme sportive. Nga hetimet e kryera në lidhje me veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi ka rezultuar se grumbullonte lëndë narkotike marijuanë dhe paketonte atë për llogari të grupeve të ndryshme kriminale. Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi ju sekuestruan 2 automjete tip fugon dhe kamioncinë të cilat përdoreshin për transportin e lëndës narkotike dhe peshore elektronike.Po ditën e djeshme nga Strukturat Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Polcisë Qarku Vlorë falë një pune të mirëorganizuar është finalizuar me sukses operacioni i dytë policor antidrogë i koduar " SKELA 1 " ku si rezultat i të cilit u sekuestruan rreth 600 kg lëndë narkotike marijuanë si dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:"Diego Haxhiraj, vjec 27, lindur dhe banues Vlorë, i dënuar më pare për narkotikë;"Ajet Çepaj, vjec 51, lindur dhe banues Vlorë, si dhe janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë.Lënda narkotike është sekuestruar brenda një automjeti tip kamioncin frigoriferike në një parking në qytetin e Vlorës. Dyshohet që lënda narkotike ishte bërë gati për tu trafikuar në drejtim të Italisë në rrrugë tokësore.Nga strukturat Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.