Meta akuza Kryeministrit nga Pogradeci: Shqiptarët do votojnë Shqipërinë europiane, jo imagjinare
Kreu i LSI, Ilir Meta, ka sulmuar kryeministrin Berisha për deklaratat e tij për projekte imagjinare në vend. Nga Pogradeci, ndërsa ka prezantuar kandidatët për deputetë për qarkun e Korcës, Ilir Meta, është shprehur se me 23 qershor shqiptarët mes dy alternativave që paraqiten do votojnë të atë integrimit dhe jo të Shqipërisë imagjinare.“Pogradeci dhe Shqipëria ka nevojë për një LSI akoma më të fuqishme, dhe ja ku është për të marrë përgjegjësi të reja, për të garantuar ecjen më të shpejtë të vendit drejt BE. Pogradeci dhe Shqipëria nuk meritojnë këtë stanacion nga politika e ndarjeve dhe konflikteve, nuk meritojnë parlamentin që heton veshin por nuk u vë veshin halleve të qytetarëve. Vendi ka nevojë për një mazhorancë të re, një qeveri realiste që u flet njerëzve dhe jo yjeve në qiell. Jam i bindur se shqiptarët mes dy korsive për të ecur do zgjedhin jo korsinë imagjinare, por korsinë e Aleancës për Shqipërinë Europiane për të cuar përpara zhvillimin e vendit. Ne do ti japim fund politikës së sukseseve imagjinare për të kthyer sytë te problemet reale që ka vendi. Flitet për sukses në bujqësi, aq sa në një konventë të PD dëgjuam një zotëri të nderuar që ishte programuar të thoshte se falë PD ishim bërë nga 100 lopë me 200. Programi ynë është ai që do i japë zhvillim më të shpejtë bujqësisë në Pogradec, ku fermerët do bashkojnë ngastrat e tyre dhe do bëhen aksionerë. Ne synojmë shumëfishimin e granteve dhe rritjen e subvencioneve me interesa të buta që të shtojmë fermat dhe rrisim punësimin” tha Meta.Kreu i LSI-së është shprehur se LSI është e angazhuar për një paketë fiskale stimuluese. “Është e pafalshme që bakat të investojnë miliona euro jashtë me depozitat e shqiptarëve” tha Meta para qytetarëve të Pogradecit.“Jemi të angazhuar për një paketë fiskale stimuluese. Është e pafalshme që bankat të investojnë miliona euro jashtë me depozitat e shqipatërve. Ekonomia ka nevojë për një paketë stimuluese për biznesin prodhues” theksoi ai.“Pogradeci meriton një turizëm elitar, por kjo qeveri s’ka një strategji të qartë pasi turistët për ta janë vetëm një statistikë doganore”u shpreh kryetari i LSI-së.