Ambasadori suedez: Të plotësohet KQZ, duhet të funksionojë me 7 anëtarë

Ambasadori suedez per Shqipërinë, Patrik Swensson, ne nje prononcim per mediat ka folur rreth situates politike ne vendin tone. Swensson se pari eshte ndalur tek situata parazgjedhore dhe fakti nese Shqiperia do te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme me 23 qershor, te cilat sipas tij jane nje hap mjaft i rendesishem per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian."Suedia si nje vend anetar i BE eshte duke ndjekur me kujdes procesin e zgjedhjeve te 23 qershorit ne shqiperi dhe une shpresoj dhe kam besim se vendi do te zhvilloje zgjedhje te lira dhe te ndershme, pervecse duhet te jene te lira e te ndershme keto zgjedhje kurrsesi nuk duhet te cenojne voten e lire te qytetareve shqiptare me 23 qershor,ndaj dhe partite politike duhet te punojne per te garantuar nje proces te tille"tha ai.Ambasadori eshte ndalur gjithashtu edhe tek ngerci në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, i cili aktualisht eshte duke funksionuar vetem me 4 anetare."KQZ duhet qe te plotesohet sa me shpejt, ai aktualisht funksionon me 4 anetare por duhet qe te plotesohet me 7 te tille ne menyre qe te procesi zgjedhor te kete nje mbarevajtje te mire dhe te siguroje zgjedhje te ndershme. Rruga e Shqiperise drejt Bashkimit Europian ku ajo aspiron te hyje mund te hapet vetem nepermjet realizimit te zgjedhjeve te lira e te ndershme, vetem keshtu vendi mund te integrohet ne familjen europiane "deklaroi Ambasadori.Keto deklarata Ambasadori suedez i ka bere nga Korça ku zhvilloi nje vizite ne nje nga ekspozitat per klimen ,realizuar nga femijet e shkollave te Korçës ne bashkepunim me Ambasaden suedeze.