Berisha akuza Ramës nga Kukësi: Mohon rrugët, por udhëton rehat me autobus
Kryeministri Berisha është ndalur sot në qarkun e Kukësit, ku inaguroi rikonstruksionin e rruges Kukes–Shishtavec, Loti i II. Kjo zonë e njohur për prodhimin e patates, por edhe për vlerat e turizmit malor pritet të marrë një tjetër dimension me përfundimin e rrugës, e cila u vjen në ndihmë 15 000 banorëve të komunave Shishtavec, Zapot e Topojan. Në fjalën e tij para banorëve Berisha, tha se rikonstruksioni i rrugës, por dhe të gjitha investimet që po bëhen në këtë qark janë përcaktuese për një të ardhme të ndritur turistike për Shishtavecin dhe rimëkëmbjen e e Kukësit.“Mirënjohje për qarkun e Kukësit, i cili është kampion politik urojmë që në të ardhmen të jetë dhe kampion sportiv. Kam kënaqësinë që inagurojmë sot sëbashku këtë rrugë, një premtim i kahershëm për Shishtavecin, Zapotin dhe Topojanin, e cila ndihmon 15 000 banorë të këtyre komunave por rëndësia e saj është më e madhe. Bjeshkët e Shishatvecit janë potencialet më absolute më të mëdha të Shqipërisë. Rruga është vetëm përpjekja jonë e parë drejt këtyre maleve, rruga që po shkon, aeroporti ngjitur me to, përcaktojnë një të ardhme të ndritur turistike për Shishtavecin. Vec turizmit rëndësi të madhe ka zhvillimi i fermave bujqësore e blegtorale, kjo është zona e patatave më të mira të Shqipërisë. Nuk harroj, kur pak vite më parë më kërkuat tu nisja makinat e transportit të ushtrisë për transportin e patateve se rruga nuk kalohej, rruga është e kushtueshme por asgjë sdo të na pengojë që të ecim deri në destinacionin e fundit për të krijuar edhe një lidhje shtesë me Kosovën. Çdo rrugë që na bashkon me Kosovën do ndërtohet dhe rindërtohet në standardet më të mira ndërkombëtare” tha Berisha.Nga Kukësi Berisha ka ftuar shqiptarët të mos harrojnë bllokatorin e fateve të integrimit të vendit, ndërsa ka kërkuar votën e tyre për të çuar para projektin e integrimit të Shqipërisë në BE.“Unë ju garantoj ju se asgjë s’do të na ndalë në përpjekjet më të mëdha orë të marrë statusin kandidat. Ju ftoj të mos harroni se në tetor të 2012 KE pasi shqyrtoi të gjitha zhvillimet në Shqipëri vendosi ti propozojë KiE dhënien e statusit për Shqipërinë me kusht votimin e tre ligjeve. Nga ajo ditë e deri sot ato janë bllokuar nga Edi Rama në parlament me qëllimin e vetëm për të dëmtuar qeverinë. Në të vërtetë ai dëmton një interes jetik të gjithë shqiptarëve, statusi do thotë disa qindra milionë euro investime falas për vendin. Duke bllokuar ligjet Rama shkelmoi ëndrrën e cdo të riu që me statusin do kishin të drejtë të aplikonin në Universitetet europiane dhe të puënsoheshin për kohën që studionin. Me bllokimin e tre ligjeve Rama mori për vete vulën e bllokuesit, Shqipërinë e ekuivoi nga një pasaportë e shkëlqyer. Zgjedhjet po vinë, kërkoj mbështetjen tuaj dhe mbarë shqiptarëve të votojnë me 23 qershor për projektin europian, në mënyrë që askush të mos pengojë ëndrrën europiane” theksoi ai.Lidershipi i mazhorancës ka ironizuar edhe fushatën e kundërshtarit të tij politik, sikundër udhëtimet e tij me autobus, ndërsa e ka cilësuar alternativën Rama si alternativë të damkosjes dhe mohimit.“Rama udhëton me një autobus në një inftrastrukturë moderne në kërkim të një grope, del burri 2 metra i gjatë me një gropë, në një komunë socialiste që me të thënë mendja se i kanë bërë vetë. Alternativa tjetër mohon ndërtimin e rrugëve, mohon realitetin. Alternativa tjetër është alternativa e damkosjes, vrapojnë të gëzuar kur marrin vesh një lajm jo të mirë. Shpallën 67% të fëmijëve analfabetë. Ngrihen me forcë kundër koncensioneve” tha më tej Kryeministri.Berisha më tej ndërsa kujtoi veprat në 8 vite të kësaj mazhorance, garantoi shqiptarët se cdo votë e tyre në mbështetje të koalicionit të djathtë do të shndërrohet në rrugë, biznese, shkolla, grante për fermerët, hapa të sigurtë drejt integrimit, shndërrimit të Shqipërisë në një vend të zhvilluar.“Në këto vite kemi dyfishuar pensionet në fshat. Ju jap fjalën se rritja e rrogave dhe pensioneve do jetë politikë konstante e imja. Ne që asfaltuam gjatë këtyre viteve mbi 10 mijë km rrugë ne kemi vullnetin dhe zotimin, kërkojmë mbështetjen tuaj për të asfaltuar cdo km rrugë. Shqipëria e tëra në cdo territor të saj do zhvillohet. Katër vitet që vinë do ndërtojmë dhe rindërtojmë cdo shkollë, do ndërtojmë të tjera qëndra shëndetësore, Kukësi sot është me universitet, stadium. Do bëjmë gjithcka që katër vitet që vinë Kukësi dhe gjithë rrethi të ecë drejt rimëkëmbjes. Pas 30 vitesh ne ndezëm në Shqipëri garën e shkëlqyer të ndërtimin të HEC-ve. Ne do vazhdojmë ndërtimin e tyre deri sa dhe përroi i fundit i këtij vendi të prodhojë energji elektrike. Le të firmosim me 23 qershor fitoren më të shkëlqyer. Jam këtu të zotohem se cdo votë do shndërrohet në rrugë, biznese, hapa të sigurtë drejt integrimit, shndërrimit të Shqipërisë në një vend të zhvilluar” përfundoi Berisha.