PS: 25% e fëmijëve në varfëri. Gjermeni: Berisha dështoi me politikat sociale

Dështimi me politikat sociale për fëmijët është një tjetër arsye për ti thënë jo Kryeministrit Berisha në 23 qershor. Kështu ka deklaruar deputetja e socialsite Eglantina Gjermeni në një dalje për mediat në kuadër të nismës së PS “ 100 arsye për të mos votuar Sali Berishën”.“Berisha dështoi me politikat sociale për familje dhe fëmijë, me punësimin, me luftën kundër varfërisë, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Një në tre fëmijë është në nevojë, por vetëm nje e treta e tyre merr shërbime, 160 mijë fëmijë jetojnë me ndihmë ekonomike, 25% e fëmijëve jetojnë në varfëri që do të thotë se janë më të paushqyer, shëndetlig dhe nuk e kanë luksin për jetë normale”- tha Gjermeni.Sipas zonjës. Gjermeni, qeverisë aktuale i mungon vullneti për të zgjidhur këtë situata duke mos ndërmarrë politikat e duhura. Ndërkaq ajo theksoi se PS e ka në qendër të programit të saj, ndërhyrjen, integrimin dhe parandalimin për gjithë këtë kategori fëmijësh.