Vlora hap sezonin turistik, Rama: Qeveria ju izoloi, në 4 vite do bëjmë aq sa s’u bë në 20 vjet
Qindra shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë celur sezonin turistik sot në Vlorë. Në ceremoninë e aktiviteteve të Bashkisë së këtij qyteti janë bërë pjesë edhe personalitete të rëndësishme, si kreu i opozitës Edi Rama, kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Wolfarth, Presidenti i RTV Ora News dhe Konsull i Meksikës, Ylli Ndroqi.Qytetari i parë i Vlorës Shpëtim Gjika në fjalën e tij të rastit u shpreh optimist se sezoni turistik 2013 do jetë më i pasur dhe frytëdhënës se asnjëherë tjetër.“Sot çelim sezonin veror me një shpresë të re se muajt që vinë do jenë ndryshe, vera e sivjetme sdo jetë vetëm periudha ku presim pushues, por i një ndryshimi të madh. Ne kemi ditur të presim dhe përcjellim ata që kanë zgjedhur bregdetin tonë për të pushuar, nga Kosova dhe vende të tjera të botës. Kemi treguar se turizmi lind dhe zhvilohet së pari këtu në Vlorë, në vendin e vlerave kulturore, historike, bukurive natyrore. Jemi të bindur se sezoni turistik 2013 do jetë më i pasur dhe më frytëdhënës se asnjëherë. Prania e Kryeministrit të ardhshëm është dëshmi e një Rilindje e cila do të nisë nga Vlora. Nuk mjaftohemi me ato cfarë kemi arritur, por duam të bëjmë më shumë. Mirë se erdhët dhe sezon të mbarë të gjithëve” tha ai.Vetë kreu i PS, Edi Rama, i cili kryeson dhe listën e kandidatëve për deputetë në këtë qark, ka premtuar se ne 4 vitet e ardhshme do beje per Vloren aq sa nuk eshte bere per 20 vite me radhe.
“Për katër vitet e ardhshme do bëjmë atë që nuk është bërë për 20 vite me radhë. Kemi fatin që këtë sezon ta hapim në këtë pedonale të ndërtuar nga Bashkia e Vlorës, për këtë që është shumë pak për Vlorën por është shumë për të kuptuar se cfarë transformimesh do të bëjmë në Vlorë. Do ndërtojmë për Vlorën gjithcka që i duhet, që katër vjet më pas të kthehet jo vetëm në një pikë referimi për historinë, por që cdo turist do donte për të kaluar pushimet në Vlorë. Ne do të bëjmë me shpejtësi një plan zhvillimi për Vlorën, do rindërtojmë sheshin e pavarësisë, gjithë rrugën lidhëse, do hapim kantierin e madh drejt pedonales. Do ndërtojmë bay-passin, duke hequr makinat nga bregdeti. Ne do hyjmë në cdo lagje të Vlorës, do ndërtojmë për cdo lagje ato hapësira publike që Vlorës sot i mungojnë, pasi jo vetëm nga kjo qeveri por dhe ato të mëparshmet i janë mohuar investimet. Vlora do të bëhet porta e Shqipërisë ndaj Mesdheut, Europës. Bashkë me Durrësin do bëhet shembulli i një zhvillimi. Do tu japim fund ndërtimeve pa leje në gjithë bregdetin. Nga Vlora do nisim rrugën e një Rilindje shqiptare. Kanë klaluar 100 vjet që kur u ngrit flamuri i pavarësisë, jemi të bindur se firmëtarët e pavarësisë nuk do ishin të lumtur të shihnin Shqipërinë kaq mbrapa. Është koha për të ngritur në këmbë popullin tonë, vendin tonë, për ti dhënë Shqipërisë fuqinë e një zhvillimi, fuqinë për të shkuar drejt Europës dhe për të bërë realitet amanetin e etërve tanë” tha Rama.Kryesocialisti ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, e cila sipas tij jo vetëm i ka kthyer shpinën në 8 vite qeverisje por ka bërë dhe gjithcka për të bllokuar zhvillimin e këtij qyteti.“Qeveria jo vetëm i ka kthyer shpinën Vlorës, por ka bërë dhe cmos të pengojë zhvillimin e saj, duke bllokuar dhe projektet e Bashkisë.Vlora në këto vite ka ndryshuar shumë por të gjithë e dinë se do kishte ndryshuar shumë më shumë nëse në Tiranë do kishte një qeveri që ta shikonte Vlorën me sytë e zemrës. Në Tiranë fatkeqësisht Vlora nuk e ka pasur një qeveri të tillë, e ka lënë të izoluar, pa një rrugë që ta lidhë me Tiranën, pjesën tjetër të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe Kosova e sheh Vlorën si kryeqytetin shqiptar. Jemi këtu për të ftuar të gjithë ata që na ndjekin që të vizitojnë Vlorën” përfundoi ai.Ndërkaq Wollfarth e ka quajtur nje kenaqesi te vecante pjesemarrjen ne kete ceremoni hapese te sezonit turistik.
“Me vijne ne mend festimet e mrekullueshme te 100 vjetorit te pavaresise. Ne keto festime me dukej se nuk kishte mbetur personalitet pa ardhur ne Vlore. Eshte nje mrekulli te jesh ketu, ju uroj gjithe te mirat”- tha Wollfarth.