Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, nuk ka të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2013, 12:10
Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja u regjistrua në një banesë private në rrugën “Todi Shkurti”, ku si pasojë e një shkëndije politike banesa u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz.Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur nxjerrjen në kohë nga banesa të një fëmije që ishte bllokuar nga flakët.Pas një lufte me flakët përreth gjysmë orë, zjarrfikësit arritën të lokalizonin flakët dhe të shmangnin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.