Berisha firmos lejen e ndërtimit të HEC-eve në kaskadën e Devollit

Kryeministri Berisha firmosi dokumentin zyrtar për lejen e ndertimit te hidrocentraleve ne kaskaden e Devollit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë shefi i qeverisë, i cili përmes rrjetit social facebook bën me dije se punimet per ndertimin e kaskades fillojne keto dite me hidrocentralin e Banjës, ndërsa direkt dhe indirekt ne ndertimin e kesaj vepre do te punesohen 5 - 6 mije punetore.“Te dashur miq, sot firmosa dokumentin zyrtar, lejen e ndertimit te hidrocentraleve ne kaskaden e Devollit. Ndertimi i hidrocentraleve ne kaskaden e lumit Devoll do behet nga kompania publike norvegjeze Statkraft, qe eshte dhe njeshi ne Europe dhe ne bote per ndertimin e hidrocentraleve. Kjo kompani do te investoje ne kete veper mbi 800 milion euro dhe ky eshte investimi i huaj me i madh qe eshte bere ndonjehere ne vendin tone. Punimet per ndertimin e kaskades fillojne keto dite me hidrocentralin e Banjes. Direkt dhe indirekt ne ndertimin e kesaj vepre do te punesohen 5 - 6 mije punetore, inxhiniere, teknik dhe punonjes te fushave te tjera” tha ai.Më tej Kryeministri vlerëson se me perfundimin e ketyre hidrocentraleve, Shqiperia jo vetem ploteson nevojat e veta per energji por dhe do eksportoje.“Nje hap i madh ky drejt shnderrimit te ujerave tona, qe derdhen te fjetura ne detra, ne vlera per qytetaret shqiptare dhe Shqiperise ne vend lider ne prodhimin e energjise ujore ne rajon. Nje enderr tjeter behet realitet!” përfundon ai.