Përfundon aventura e arratisjes, arrestohet në Rrogozhinë Ilir Avdillari

Ka zgjatur vetëm dy ditë aventura e arratisjes nga burgu i Fushë Krujës e Ilir Avdillarit, një prej anëtarëve të bandës së Yzberishtit. I arratisuri është kapur sot paradite nga forcat e policisë së burgjeve të Rrogozhinës në afërsi të këtij qyteti.Pas informacioneve të mbledhura, policia arriti të zbulonte vendin ku fshihej 42- vjeçari, i cili ishte konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë që ka ikur nga vendi i vuajtjes së dënimit.Ilir Avdillari i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit u arratis dy ditë më parë nga burgu i Fushë Krujës. Ai ishte larguar me leje 7 ditore të Drejtorisë së burgut, por nuk është kthyer brenda afatit të caktuar, që ishte pikërisht dita e enjte.42- vjecari, ishte dënuar me 22 vjet burg dhe i kishin mbetur 3 vjet e 4 muaj për të kryer dënimin e plotë.Bashkë me vëllezërit e tij Nazmi e Fatmir Avdillari ishin anëtarët të bandës famëkeqe të Yzberishtit që veproi në Tiranën në vitet 1997-98 dhe për vrasjen e biznesmenit italian Stefani Rossi.Vrasja u krye më 27 janar ’98 në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga Banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.Kjo ngjarje i ka kushtuar pezullimin nga puna drejtorit të burgut të Fushë- Krujës, LigorPrifti, masë kjo që u mor të premten nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra pas verifikimit të procedurave të dhënies së lejes për të arratisurin.