Kurbin, e përplas automjeti, humb jetën drejtuesi i motoçikletës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2013, 08:20
Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik të regjistruar mbrëmjen e të premtes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në Kurbin, ku një automjet targa KR 42 97 A ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i motoçikletës, Kastriot Përgjegja.Mësohet se pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen autorit të aksidentit tragjik.