Atletico Madrid, mega-ofertë për Suarez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2013, 16:36
Pak ditë më pare, Diego Simeone, shprehu admirimin për Luis Suarez, uruguajanin që e ka mbyllur para kohe sezonin me Liverpool, për shkak të pezullimit 10-javor për kafshimin e Bratislav Ivanoviç.Nga admirimi klubi kalon në fakte dhe kështu ka nisur bisedimet për të negociuar blerjen e tij.Për të afruar sulmuesin, "Los Colchoneros", janë gati të shpenzojnë 40 milionë euro dhe kjo shumë nuk i tremb pasi e kanë treguar prej kohësh që për një sulmues klasi mund të shpenzojnë miliona, si për Radamel Falcaon 40 milionë në 2011 apo edhe 27 milionë për Agueron kur ky ishte vetëm 19 vjeç.Konkurenca e fortë për 26-vjeçarin, mund të çojë në një ankand se kush ofron më shumë, pasi Suarez ndiqet nga Bayern Munchen por edhe nga Juve e Barcelona.