Chelsea - Totenham, "Derbi" londinez vendos fatet në Champions League
Edhe pse një sfidë e prapambetur, përballja mes Chelsit dhe Totenham që do të luhet sonte në “Stemford Bridxh”, ka pushtuar vëmendjen e të gjithëve. Derbi londinez pritet të jetë mjaft emocionues, pasi ky takim është më i rëndësishmi për sezonin për të dyja skuadrat. Nga rezultati i kësaj supersfide vendoset e ardhmja e të dyja skuadrave në lidhje me pjesëmarrjen në Chempions Ligë për edicionin e ardhshëm.Blutë e Londrës kërkojnë të blindojnë vendin e tretë në renditje, ndërsa Spërsat kërkojnë fitoren me qëllim që të vazhdojnë luftën deri në javën e fundit. Trajneri i Chelsit, Benites, kërkon që të largohet nga Londra me kokën lartë dhe për ta arritur këtë qëllim i duhet arritja e objektivit, kualifikimi për në Chempions Ligë. Nga ana tjetër ish trajneri i Chelesit që tani drejton Totenhamin, kërkon të hakmerret për shkarkimin që i bëri Abramoviç. Me Beil në skuadër por edhe me emra të tjerë të rëndësishëm, tekniku portugez kërkon fitoren e cila i jep shpresa që sezonin e ardhshëm të jenë ata pjesë e Ligës së kampionëve.Në përballjen e mbrëmjes së sotme, tekniku Benites pritet që të hedhë në fushë formacionin 4-2-3-1.Në portë: Çeh, në mbrojtje: Aspilikueta, Ivanoviç, David Luiz dhe Eshley Kol, në qendër të mesfushës do të jetë dyshja: Ramires dhe Lampard, nërsa treshja Hazard, Mata dhe Oskar do të jenë mbështetësit kryesor të sulmuesit Demba Ba.Në kampin tjetër, trajneri i skuadrës së Totenham, Vilas Boas, pritet të përgjigjet me të njëtin formacion 4-2-3-1.Në portë: Loris, në mbrojte: Uoker, Dauzën, Vertongen dhe Asu Ekoto, në mesfushë Lenon, Holbi, ndërsa treshja Hedëllston, Dempsej dhe Beijl, pritet të jenë mbështetësit kryesor të sulmuesit britanik, Defo.Derbi londinez do të luhet në “Stemford Bridxh”, në orën 20 e 45, ndërsa pritet të jetë një ndeshje e luftuar në çdo front.