Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 persona të shpallur në kërkim për vjedhje
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e 4 persona ndërsa ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë për vjedhje në këtë qytet.Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar " Plazma 2", u bë i mundur arrestimi i shtetasve Ardi Tellosi 21 vjec , Dede Thepi 26 vjec, Arben Aliaj 41 vjec dhe Anton Marku 20 vjeç.Gjithashtu janë shpallur në kërkim Arben Gila 22 vjec, Nard Zefi 28 vjec Gjergj Demaj 28 vjec, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit Pashko Qarri 20 vjec, lindur dhe banues në Shkoder, i cili aktualisht eshte duke vuajtur denimin ne burgun e Shen Kollit Lezhe.Këta persona në bashkepunim me njeri- tjetrin dyshohet se jane autore te disa ngjarjeve te ndryshme kriminale te ndodhura ne qytetin e Shkodres.Sipas policisë personat e arrestuar dhe ata të cilët janë shpallur në kërkim janë bashkeautore dhe pjestare te nje grupi kriminal me shtetasit Alfons Gjergji, Fred Shkambi, Artan Koceku dhe Pashko Qarri, te ndaluar per vepren penale te " Vjedhjes ".