Sequi:Integrimi, të jetë në krye të axhendës së partive në fushatë
Në krye te axhendës elektorale të krerëve të politikës duhet të jetë ajo e integrimit europian të Shqipërisë.Ndërsa e ka cilësuar një proces të shumëkërkuar nga qytetarët shqiptarë atë të integrimit, Ambssadori i BE në Tiranë Ettore Sequi apeloi klasën politike që të angazhohet konkretisht për këtë ëndërr të shqiptarëve.Ndërsa ka folur në inagurimin e qendrës për informin të Bashkimit Europian, ambasadori Sequi theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është përgjegjësia e të gjithve.“Besoj se shqiptaret e meritojnë Evropën dhe Shqipëria ka gjithë potencialin e mundshëm për ta realizuar këtë. Por kjo varet nga angazhimi i të gjithëve. Është përgjegjësi e të gjithëve të shtyjmë Shqipërinë të ecë drejt BE-së. Presim që axhenda e BE-së të jetë në krye të prioriteteve të partive politike gjatë fushatës” tha ambasadori.Në kuadër të muajit maj që njihet si muaji i Europës, ambasadori Sequi tha se qendra e informimit të BE-së do të bëhet pjesë e një sërë aktivitetesh kulturore dhe informuese për qytetarët.Po ashtu ambasadori Sequi u ndal në një tjetër projekt që ka të bëjë me bankën e ideve ku secili mund të ofrojë dhe mund të bëhet pjesë aktive e pritshmërive integruese të Shqipërisë.