Islami:Shqiptarët do largojnë listën Koço-Rama
Ish-deputeti i PS-së, tashmë kandidat i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Kastriot Islami, ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të opozitës Edi Rama dhe kandidatit për deputetët Koço Kokëdhima.Në një konferencë për shtyp nga kryesia e kuvendit, Islami e cilësoi si klientelist vendimin e marrë nga kryesocialisti Rama për ta përfshirë në listë Kokëdhimën."Mbrëmë Koço Kokëdhima e filloi sulmin me liderin historik të PS-së Fatos Nano duke kaluar me Arben Malajn për të arritur tek unë dhe për të shkuar shumë larg duke sulmuar edhe gazetarët. Mbrëmë shqiptarët dhe të majtët panë urrejtjen patologjike të liderit shpirtëror të Edi Ramës" tha Islami.Ai ka akuzuar kryesocialistin Rama se i ka dhënë tendera Kokëdhimës gjatë kohës kur drejtonte bashkinë e Tiranës"Nuk është rastësi që Koço Kokëdhima mbron Edi Ramën dhe Rama e quan Koçon vlerë të shtuar të PS-së pasi ndryshe nga socialistët e ndershëm që nuk fituan fonde nga bashkia, Koço Kokëdhima ka marrë 19 miliard lekë tendera” theksoi Islami.Ai ka theksuar më tej se shqiptarët do të rrëzojnë me votë në 23 qershor modelin e PS-së të cilën e cilësoi si modeli Koço-Rama."Në 2011-ën modeli Koço-Rama doli nga dera dhe nuk do të ketë asnjë mundësi të futet nga dritarja. Ndoshta do të tentojë të futet nga oxhaku, por do të dalë më i nxirë seç është" shtoi Islami.