100 vjet drejtësi, KLD tryezë me studentët e drejtësisë

Me rastin e aktiviteteve të zhvilluara pët "Javën e Drejtësisë", në ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u organizua një tryezë e rrumbullakët me anëtarët e Këshillit dhe studentët më të dalluar të fakulteteve të drejtësisë në të gjitha Universitetet e vendit.Studentët u pritën në sallën e zhvillimit të mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga Zëvendëskryetari i Këshillit Elvis Çefa dhe nga disa anëtarë të tjerë të Këshillit.Pasi bënë një vizitë njohëse me ambientet ku ushtron aktivitetin e tij Këshilli i Lartë i Drejtësisë, studentët zhvilluan gjithashtu një bashkëbisedim rreth sistemit të vlerësimit të karrierës si dhe për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve me Zëvendëskryetarin Z. Elvis Çefa dhe anëtarët e tjerë të pranishëm.Në fjalën e tij përshëndetëse Çefa u shpreh se pas 100 vjetësh Shqipëria ka tashmë një sistem gjyqësor të konsoliduar." Sot pas 100 vjetësh Shqipëria ka tashmë një sistem gjyqësor të konsoliduar, i cili po perfeksionohet në vazhdimësi, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. Për të gjithë ne, është fakt i njohur se Shqipëria ndodhet në mes të një reforme madhore të sistemit të drejtësisë. Kjo vjen nga trysnia e një sërë faktorësh të ndryshëm. Unë besoj se të gjithë biem dakord për faktin që, më madhori ndër këta faktorë është vullneti i njerëzve të zakonshëm për të parë reforma të rëndësishme dhe për të ndjerë ndryshimin.Gjykatat sot janë organet e vetme që japin vendime në emër të ligjit dhe që e ushtrojnë atë. Në disa raste ligji dhe komuniteti i ushtrimit të ligjit janë larg nga njëri tjetri. Ka ende njerëz që vënë në diskutim nivelin e kërkuar të aftësisë dhe pastërtisë së gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve. Kjo do të thotë që për Këshillin e Lartë të Drejtësisë sot del e detyrueshme të hartojë dhe zbatojë strategji që t'i ndihmojë gjykatat t'ua bëjnë jetën më të lehtë personave që kanë punë me to.Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka përfshirë në strategjinë e tij të reformës së sistemit gjyqësor rritjen e rolit mbikëqyrës, kontrollit dhe iniciativës. Në rast se ne jemi të pazotë të ushtrojmë ligjin, ne kemi dështuar që në fillim. Këtu nuk kemi sundim të ligjit por vetëm ligj pa sundimtar. Dhe kjo nuk është një situatë demokratike. Në rast se nuk i heqim dot qafe disa fenomene që pengojnë organizimin e proceseve të rregullta ligjore, do ta kemi tepër e vështirë për të bindur publikun se gjyqësori ka autoritetin e nevojshëm për ta fituar pavarësinë që dëshiron.Puna që kemi bërë është e madhe, puna që na pret është shumë intensive"-deklaroi ai.Duke qenë se KLD ka përgjegjësinë direkte për promovimin e gjyqtarëve, studentët shfaqën interesimin e tyre rreth këtij procesi, duke kërkuar një informacion më të detajuar nga anëtarët dhe Zëvendëskryetari i KLD."Emërimet dhe ngritjet në detyrë vijnë nga një proces i qartë i vlerësimit të karrierës, transparent ndaj publikut dhe vetë sistemit” tha Cefa.Anëtarët e tjerë të KLD-së ndanë me studentët praktikat e tyre më të mira gjatë ushtrimit të detyrës së anëtarë të KLD".Pas bashkëbisedimit me anëtarët, studentët zhvilluan një seancë imituese mbledhjeje të KLD "Mbi vlerësimin përfundimtar të një gjyqtari".