PR prezanton kandidatin në Lushnje, Mediu: Taksa progresive rrënon sistemin fiskal

Partia Republikane zhvilloi një takim elektoral në Lushnje, ku u prezantua edhe kandidati për deputet, Eduart Sharka.Në fjalën e tij, kryetari I PR-së Fatmir Mediu u shpreh se priroritetet  e maxhorancës gjatë dy mandateve kanë qenë absolutisht në drejtim të mirëqënies së qytetarit, si në rrafshin ekonomik, ashtu edhe në arsim, shëndetësi, mjedis, por pa harruar asnjëherë dhe cështjen kombëtare."Besimi në Zot është jo vetëm si një vlere njerëzore, por edhe një vlerë politike në themel të shteteve të konsoliduara” theksoi MediuGjithashtu Mediu iu referuar edhe taksës progresive të PS-së duke e cilësuar atë si një taksë që shkatërron sistemin fiskal.“Tendenca e PS për të shkatërruar sistemin fiscal nepermjet taksës progresive, do te thote shkaterrimi I sektorit privat I cili eshte ne hapat e par ate konsolidimit te tij. Orientimi drejt takses progressive dhe prioriteti drejt sektorit public kunder tendencies se lirise dhe ekonomise se tregut eshte rruga drejt nje krize ekonomike te pashmangshme” theksoi Mediu.