Universiteti Kristal aktivitet për ditën e Europës dhe integrimin
Në ditën e Europës Universiteti i njohur “Kristal” ka organizuar një takim me studentë dhe pedagogë mbi sfidat e Shqipërisë në rrugën drejt integrimin në Bashkimin Europian.
Në këtë ditë në ambientet e këtij Universiteti është shfaqur një takim që studentët e “Kristalit” kanë patur me eurodeputeten Tanja Fajon. Në takim është diskutuar mbi sfidat por edhe mbi gjendjen aktuale politike e shoqërore në vendin tonë,ku me rrezik shikohet rritja e toneve nacionaliste në vendin tonë.
Ndërsa studentët që kishin udhëtuar drejt Brukselit shprehen impresionet e tyre ne takimin me eurodeputeten e njohur, e cila njihet si promotorja kryesore e liberalizimit të vizave.
9 maj 1950 u hodh hapi i parë për Bashkimin e Europës, ku ish Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut.