Nis dëmshpërblimi për të përmbyturit e 2011, 200 mln lekë për 7000 familje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2013, 21:32
Fermerët e përmbytur gjatë vitit 2011 në Shkodër kanë nisur që nga dita e enjte të marrin dëmshpërblimet për dëmet e pësuara. Kryetari i qarkut Shkodër, Maxhid Cungu, tha për Ora News, se qeveria shqiptare ka miratuar fondin që duhet për të dhënë këstin e parë.Sipas llogarive janë rreth 7000 familje që do të përfitojnë këtë dëmshpërblim, me një fond bazë prej 200 milion lekësh. Prej muajsh, banorët e zonave të prekura nga përmbytjet e vitit 2011, të cilat lanë pas një kosto prej 30 milion dollarësh dëme.