Arrestohet për korrupsion oficeri i policisë gjyqësore të Beratit

Enton Softa, vjeç 36, banues në Berat, me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat akuzohet për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1, i Kodit Penal.Arrestimi i shtetasit Enton Softa është bërë pas një hetimi intensiv 4 mujor të strukturave të Drejtorisë kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Task Forcë.Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas i ka kërkuar një qytetari nga Berati shumën prej 800.000 mijë lekë ( të rinj), duke i premtuar se do të ushtronte ndikim tek autoritetet përkatëse, me qëllim zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhënë ndaj djalit të këtij qytetari, i arrestuar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij hetimi të kryer nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës, ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg” ndaj shtetasit Enton Softa.Strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari.Policia e Shtetit ka vënë në pranga një oficer të policisë gjyqësore për korrupsion.