100 vite drejtësi shqiptare, Gjykata Kushtetuese: Nuk kemi lidhje me politikën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2013, 16:23
Gjykata Kushtetuese është imune ndaj çdo akuze politike pasi nuk anon nga asnjë palë. Ky është qendrimi i kreut të gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, për kritikat e ardhura së fundi nga partitë se institucioni qe garanton zbatimin e Kushtetutës në Shqipëri është vënë në shërbim të pushtetit.Në 100 vjetorin e drejtesisë shqiptare, Dedja deklaron edhe nevojën për ndryshime në ligjin organik të gjykatës Kushtetuese, veçanërisht për afatin kohor të apelimit të vendimeve të gjykates se Lartë në kushtetuese.Në tryezën mbi drejtësinë, konstitucionalistët kërkuan analizë të vendimeve të gjykatës Kushtetuese nga institucionet e tjera si dhe votimin me shumicë të cilësuar në Kuvend të anëtarëve të saj.