CEZ Shpërndarje jep garanci, bregdeti furnizim të plotë me energji gjatë sezonit
Sezoni turistik "Verë 2013" do ta gjejë Ksamilin me energji elektrike të normalizuar. Premtimi është dhënë nga administrator i CEZ Shpërndarje Sahid Dollapi, gjatë fillimit të punimeve për linjën 20 Kwh, që pritet ti japë zgjidhje përfundimtare problemit të luhatjes së tensionit në këtë zonë.Investimi i CEZ Shpërndarje në Ksamil kap vlerën e 1 milion dollarëve, ndërsa administratori Dollapi premton se ndërhyrjet do të vazhdojnë edhe në zona të tjera të vendit.Luhatja e tensionit ka qënë për shumë kohë problem shqetësues për banorët dhe turistët gjatë verës në Ksamil. Gjatë sezonit turistik, tensioni varionte nga 90 - 100 kilovat, duke shkaktuar ndërprerje të energjise elektrike orë e pa orë dhe madje shpesh herë edhe në djegie të pajisjeve elektrike.