Tiranë, përurohet busti i Sabri Godos, Basha: Kujtimi i tij, i përjetësuar mes nesh

Në lulishte pranë Akademisë së Shkencave, u vendos busti i shkrimtarit dhe politikanit, Sabri Godo, i cili u nda nga jeta 2 vjet më parë. Kryetari i Bashkisë, familjarë, miq dhe kolegë të tij por morën pjesë në përurimin e bustit.Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, e quajti si një përjetësim në mermer të punës dhe kontributit të Godos dhe tha se figura e tij është një frymëzim për të ndërmarrë vendime të drejta.“Imazhi i tij, i përjetesuar sot ndër nesh do të na shtyjë drejt një jete më të drejtë, në favor të çështjeve për të cilat ai luftoi dhe u përpoq” tha Basha.Ndërsa vlerësoi lart figurën e plakut të urtë Sabri Godo, Basha theksoi se vlerat e tij është vështirë t`i mbështjellës me fjali.“Javë, muaj pas ndarjes nga jeta e kësaj bote të mikut tim, Sabri Godo, me dhjetëra kërkesa dhe iniciativa erdhën tek unë si kryetar i bashkisë nga miqtë e dashamirës të tij, një pjesë të të cilëve admirues të thellë, për të pasur kujtimin e tij të përjetësuar në mes të kryeqytetit dhe sot falë një bashkëpunimi të veçantë e kami përsëri imazhin e Sabri Godos” tha Basha.

Ermira Godo, vajza e e të ndjerit vlerësoi punën e bërë nga Bashkia, Këshilli që aprovoi ngritjen e tij dhe autorët që e punuan këtë vepër.