Rama sulmon listat e PD: Një kokteil midis besnikëve dhe tradhtarëve

Përmes një konferencë të pazakontë për realitetin politik në Shqipëri, Rama ka sulmuar listen e kandidatëve për deputet të PD-së, duke e cilësuar “një kokteil midis besnikëve qorra dhe tradhtarëve të të gjitha kohërave”.“Është një listë spektakolare për ngas shprehja e të mbyturit për tu kapur pas fijes së barit. Është një listë në këndvështrimin përbuz elektoratin e PD-së, ata të cilët janë të prirur të votojnë, dhe me këtë listë trajtohen si mish për top. Pa llogaritur faktin që vijnë edhe mesazhe të natyrës, mos na ngacmoni se aty na keni pas 23 qershorit”, tha Rama gjatë transmetimit përmes Skype.

Kreu i PS komentoi edhe sulmet e mazhorancës ndaj botuesit Koço Kokëdhima, i cili është i renditur i 3- në listën e kandidatëve për deputetë të PS në qarkun e Vlorës.

“E vërteta është se sulmet e Saliut ndaj botuesit të gazetës ‘Shekulli’ janë shumë të hershme, kjo lidhet me domosdoshmërinë e makinerisë propagandistike të PD-së për të përbaltur”, theksoi Rama.Deklaratën Rama e bëri gjatë udhëtimit me autobus për në qytetin e Durrësit, bashkë me gazetarët, ku do të mbajë një aktivitet me socialistët atje.