KQZ shqyrton sërish sot listat e kandidatëve
Kur fushata zgjedhore hapet formalisht pas dy javësh, dhe kur partitë politike vijojnë serinë e takimeve me votuesit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton një nga një dokumentat konkurruese të mbi 60 partive të vogla, shumica të panjohura, që janë rreshtuar pas dy partive të mëdha në aleancat e ndërtuara për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.KQZ shqyrtoi dje emrat e 31 partive dhe vazhdon sot të diskutojë për afro 25 të tjerave, një pjesë jo e vogël e të cilave kanë mangësi dhe janë kthyer për plotësime dhe saktësime.KQZ miratoi listat shumemërore të kandidatëve të 23 partive politike, por ktheu për plotësime listat e 8 partive politike brenda 3 ditësh.Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë depozituar lista shumemërore me kandidatë 66 parti politike, 4 nga të cilat konkurrojnë më vete, ndërsa janë regjistruar edhe 3 kandidatë të pavarur.Afati i fundit i miratimit të listave me kandidatë është 14 maji.