Pogradec, pranga 38-vjeçarit për kanosje me armë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2013, 16:33
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 38-vjeçar për kanosje ma armë. Burime nga blutë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Bledar Qose, pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin Eraldo Elmasi.Ndërkaq gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të ndaluarit i është sekuestruar edhe një automatik. Materialet lidhur me këtë cështje i kanë kaluar Prokurorisë për të ndjekje të mëtejshme të rastit.