Ancheloti: Ibra dhe Verrato do të qëndrojnë te PSG
Trajneri i Paris Sent Zhermen, Karlo Ançeloti, përveçse ka sqaruar dhe siguruar të gjithë kryeqytetasit francez për qendrimin e tij në krye të skuadrës, ka insistuar se Zlatan Ibrahimoviç do të qëndrojë në radhët e parizienëve edhe pas përfundimit të sezonit. Suedezi ka shënuar 32 gola në 43 ndeshje me ekipin PSG, duke u bërë forca kryesore ofensive e skuadrës që po ecën drejt titullit kampion. Por shpesh në media është përfolur se ai është mërzitur në Francë dhe kërkon një sfidë më të rëndësishme sesa kampionati francez."Shumë skuadra do të dëshironin të kishin Zlatan në gjirin e tyre, por është një fat i madh për për të gjithë tifozët e kësaj skuadre që ai luan këtu dhe po bën një punë të shkëlqyer", tha Ançeloti për "Sky Sport 24". "Ai do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG edhe në sezonin e ardhshëm, ashtu si edhe Marko Verrati" kjo deklarat e trajnerit Italian duket se ka shuar disi zërat që flisnin për një largim të dy lojtarëve kryesorë në kampin e kryeqytetasve francez.Skuadra parisiene ka 7 pikë avantazh ndaj Olimpik Marsejës së vendit të dytë, ndërsa një fitore në fundjavë mund t'i garantojë titullin kampion. Por ngjarjet e fundjavës në takimin kundër Valensien, ku Tiago Silva mori karton dhe drejtori sportive, Leonardo, shtyu gjyqtarin pas përfundimit të ndeshjes, ka bërë që të nisin spekulime për penalizim me pikë të parisienëve që mund të detyrohen të luftojnë deri në javën e fundit për titullin kampion.