Dita e Europës, Berisha: Nuk do të rreshtim së punuari për integrimin
Kryeministri Berisha ka uruar të gjitha vendet e Bashkimit Europian për ditën e Europës.Në një mesazh të postuar në Facebook, kryeministri thekson se kjo ditë për shqiptarët është dita e mirënjohjes ndaj Bashkimit Europian.“Sot, qytetaret e vendeve anetare te Bashkimit Europian festojne Diten e Europes, nje dite ne te cilen festohet paqja, prosperiteti, liria dhe integrimi. I uroj anetaret e Bashkimit Europian, per me shume se 60 vjet paqe dhe bashkimi te tyre. Per ne shqiptaret, kjo eshte dite mirenjohjeje e pakufishme ndaj qytetareve dhe qeverive te vendeve anetare te BE-se” thekson kryeministri.Sipas shefit të qeverisë 9 maji është dita e frymëzimit për shqiptarët, në realizimin e projektit të tyre të integrimit të vendit në BE.“Ne shpresojme te marrim statusin e vendit kandidat, qe Edi Rama vazhdon te na e mohoje duke i bllokuar tre ligjet. Ne shpresojme te festojme perkrah vendeve te BE-se, ne rrugen tone drejt anetaresimit te plote. Per shkak se Edi Rama vazhdon bllokimin e 3 ligjeve, kete vit, ne do ta festojme paqen dhe prosperitetin ne BE, nga jashte. Por, megjithate, ne nuk do te reshtim kurre se punuari per miratimin e 3 ligjeve, nuk do te reshtim kurre se punuari per te marre statusin e vendit kandidat dhe nuk do te reshtim kurre se punuari drejt integrimit te plote te vendit ne BE” shkruan kryeministri.