Skandal tek reparti i Onkologjisë në QSUT, ilaçet janë shitur 8-fish më shtrenjtë
Deklarata të forta vijnë nga ministri i shëndetësisë Halim Kosova për abuzimet e bëra në spitalet publike. Kosova vijon me inspektime për të parë nga afër gjendjen e institucioneve spitalore në vend dhe ka publikuar një tjetër skandal në QSUT ku ilaçet për të sëmurët me tumore janë blerë rreth 8-fishi më shtrenjtë nga qytetarët në vend që të siguroheshin nga shërbimi i onkologjisë në QSUT.Edhe në këtë rast, ministri Kosova tha se është bllokuar tenderi duke garantuar qytetarët se të gjitha procedurat për blerjen e ilaçeve do të përfundojnë në mesin e muajit maj.Në kohën kur ende shefat e shërbimeve të QSUT të cilët kanë qënë më herët nuk janë emëruar zyrtarisht sepse duhet një tjetër vendimi i këshillit të ministrave, Ministri Kosova tha se urdhëri i tij është i drejtë dhe i ligjshëm për një proces që duhet të jetë transparent.Gjithashtu ministri i shëndetësisë urdhëroi ngritjen e një sistemi ku pacientët dhe mjekët do të raportojnë incidentet nga spitalet e vendit që nga vonesat, abuzimet, dhuna deri në mungesa të ilaçeve apo të aparturave.