Berisha: Rama mori peng "pasaportën" e shqiptarëve, statusin e vendit kandidat
Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një townhall me studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan.Ndërsa iu referuar ditës së Europës, kryeministri Berisha theksoi se shqiptarët kanë luftuar shumë për vokacionin perëndimor."Sot këtu për të dëgjuar mendimet tuaja, vërejtjet tuaja, qortimet tuaja, vizionin tuaj, vlerësimin tuaj. Por pasi të nisim këtë bashkëbiesdim të hapur me mua unë dua të them disa fjalë. Kjo ditë është një ditë e madhe për mbarë Europën. Kjo është dita ku vendet antare të BE-sëe kremtojnë bashkarisht për të nderuar gjenitë që vendosën krijimin e tregut të përbashkët pastaj komunitetin europian dhe sot Bashkimin Europian. Shqiptarët kanë sakrifikuar shumë për të ruajtur vokacionin e tyre perëndimor dhe sakrifica e tyre ka qënë frymëzuese për rilindasit tanë. Ata ideuan modelin europian të kombit duke u bazuar në vokacionin e shqiptarëve” tha Berisha.Ndërsa i është referuar sërish statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, kryeministri Berisha akuzoi sërish opozitës për bllokim duke mos miratuar 3 ligjet e kërkuara."Problemi i statusit, edhe ai kalon në reforma të mëdha. KE doli në konkluzionin se Shqipëria ka plotësuar detyrimet e saj dhe do i rekomandojmë Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare t’i japë statusin e vendit kandidat, me kusht që të miratohen 3 ligje. Për këto tre ligje ishte arritur totalisht ujdia me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të komisionit. Ishte arritur ujdi e plotë. Askujt nuk mund t’i shkonte mendja se këto tre ligje që prisnin prej disa muajsh në parlament dhe për të cilat ishte arritur konsensusi. Në mënyrën më paradoksale dhe të papranueshme këto ligje nuk u votuan dhe u mor peng një pasaportë e shkëlqyer për secilin prej nesh, siç ishte statusi i vendit kandidat. Kjo tregonte që shqiptarët në përpjekje shumë serioze kanë arrritur një nivel sa që e meritojnë këtë pasaportë. “Pasaporta” do të ishte një besim i madh i investitorëve për të ardhur dhe për të investuar në shqipëri” theksoi Berisha.Por megjithë dëmin që i është bërë Shqipërisë theksoi kryeministri, mazhoranca është e gatshme që të mblidhet që nesër në parlament për të votuar 3 ligjet e kërkuara për marrjen e statusit."Ne kemi deklaruar se do thërrasim referendumin në një rast ekstremi por nëse opozita vendos t`i votojë ne jemi të gatshëm ti votojmë këto 3 ligje që nesër” shtoi kryeministri.