"Arrest në burg" për kreun e Inspektoriatit Ndërtimor të Durrësit

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e Sigurisë "arrest me Burg" për Skënder Konin, ish-kreun e i Inspektoriatit Ndërtimor. 65- vjeçari u arrestua disa ditë më parë nga policia e qytetit bregdetar më akuzën e korrupsionit.Gjatë seancës, avokati mbrojtës i 65-vjeçarit kërkoi që klienti i tij të ndiqej i lirë, pasi nuk paraqet rrezikshmëri dhe është një qytetar me reputacion të mirë.Gjithashtu, avokati argumentoi se Skënder Koni ka probleme me gjendjen shëndetësore. Por kërkesat e avokatit mbrojtës u hodhën poshtë nga prokurori i çështjes. Ai tha se organi i akuzës ka prova të sakta për veprimtarinë në shkelje të ligjit të kryer nga 65-vjeçari.Në fund, gjyqtari i dha të drejtë palës së akuzës dhe vendosi “arrest me burg” për ish-kreun e Inspektoratit Rajonal Ndërtimor Urbanistik në Durrës.Skënder Koni, u arrestua në kuadër të operacionit "Prona e premtuar" së bashku me Elsa Zoton, 51 vjeçe, gjithashtu e arrestuar.Dy personat e vënë në pranga dhe një tjetër në kërkim kanë kërkuar dhe marrin përfitime të paligjshme për të regjistruar dhe legalizuar prona të disa banorëve të vendosur në një truall me sipërfaqe 3253 m2.Prapaskenat e kësaj veprimtarie u zbuluan nga Task-Forca në Prokurorinë e Durrësit, e cila kishte nisur hetimet rreth 6 muaj më parë.