PS jep alarmin për listat zgjedhore: Ministria e brendshme gënjen për dublikimet

Partia Socialiste vijon të lëshojë këmbanat e alarmit për shifrat e larta të dublikimeve në listat zgjedhore dhe mungesën e adresës së votuesve.Nënsekretarti për çështjet zgjedhore në PS, Bledar Çuçi ka hedhur poshtë të dhënat e ministrisë së brendshme për rekodret e dubluara, duke deklaruar se aktualisht në lista janë 25.874 dublikime dhe jo 1454 siç pretendon ministria.Shqetësim i dytë madhor për selinë rozë mbretet mungesa e adresave të sakta për zgjedhësit.Qarku më probmematik për dublikimet e adresat mbetet Tirana, thotë nënsekretari Çuçi. Megjithatë ai garanton se PS-ja nuk do të lejojë asnjë zgjedhës të votojë më shumë se një herë në 23 qershor.