Dita e Europës, Nishani uron Van Rompuy: Të angazhuar për reformat në BE
Në ditën e Europës, Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Këshillit Evropian, Herman van Rompuy.Në mesazhin e tij, Presidenti Nishani shkruan kjo ditë përbën për gjithë Evropën një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për atë çfarë Bashkimi Evropian ka bërë dhe po bën për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e kontinentit tonë, si edhe në ndjekjen e një politike koherente të dyerve të hapura, për të mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.Nga ana tjetër, Nishani e ka siguruar presidentin e KiE-së për angazhimin e tij dhe të Shqipërisë për vijueshmërinë dhe intensifikimin e reformave të duhura, për përafrimin e standardeve me ato të Bashkimit Evropian, me synim që Shqipëria të marrë në mënyrë të merituar vendin që i takon në familjen evropiane.