Dëmtohet transformatori, disa zona në Tiranë pa energji

Për shkak të dëmtimit të një transformatori në disa zona të kryeqytetit do të ketë sot mungesë të energjisë elektrike.Sipas CEZ Shpërndarje, kufizime të energjisë do të ketë në Kombinat, Vaqarr, Yzberisht, Fushë Mëzez, Unaza e Re, Domje dhe Bërxull  deri në orën 16:00.Gjithashtu CEZ Shpërndarje thekson se  grupet e punës po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë në këto zona.