Prodhimi i energjisë në vend rrit të ardhurat në buxhet
Prodhimi i lartë i energjisë elektrike jep efekte pozitive dhe në të ardhurat e buxhetit të shtetit. Aktualisht në vend po prodhohet energji elektrike me të gjitha kapacitet duke arritur në 26 milion kw energji elektrike në ditë.Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare nga kjo energji e prodhuar rreth 10 milion kë energji po eksportohen duke sjellë të ardhura të konsiderueshme në buxhet.Sipas përllogaritjeve në bazë të cmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare prej 55 - 65 euro për MWh si rezultat i eksportit të energjisë në buxhet derdhen mbi 600 mijë euro në ditë.Duke qenë se jemi në stinën e pranverës edhe nevojat e vendit për energji janë më të vogla në krahasim me disa muaj me parë. Kjo gjë e ka transformuar sektorin energjitik në një sektor fitim prurës i cili natyrisht ka efekte pozitive edhe në bilancin tregtar të vendit.Ndërkohë që ditët e fundit si rezultat i rshjeve të rëna në HECE po prodhohet energji me kapacitet të plota. Sipas KESH kuota në hidrocentarlin më të madh të vendit në Fierzë ka arritur në rreth 297 metra dhe punohet me të 4 agregatët.Po e njëjta situatë është edhe në hidrocentralin e Komanit ku po punohet me 3 agregatë në prodhimin e energjisë elektrike ndërkohë që niveli është rreth 174 metra.Për disa muaj gjatë dimrit për të plotësuar nevojat me energji u përcaktua një fond i vecantë nga buxheti i shtetit ndërkohë që aktualisht situate është transformuar duke bërë që energjia të sjellë mjaft të ardhura në buxhet.Megjithatë nëse stina e verës do të jetë e thatë pritet që të kemi përsëri një ngërc energjitik në vend pasi sistemi ynë energjitik bazohet vetëm në prodhimin e enrgjisë në hidrocentrale.