Grabiten 100 mijë euro në një banesë në Fushë Krujë

Një banesë është grabitur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë.Burime nga policia bëjnë me dije se rreth 100 mijë euro janë grabitur në banesën e një biznesmeni në fushën e ndërtimit.Mësohet se gjatë grabitjes në banesë ka qënë vetëm kryefamiljarja e cila pasi ka parë se mungonte valixhja me para ka lajmëruar menjëherë bashkëshortin e saj i cili më pas ka bërë edhe denoncimin në polici.Ende nuk janë sqaruar rrethanat e grabitjes, por policia ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.