Vlorë, arrestohet 28-vjeçari, akuzohet për trafik droge
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2013, 09:56
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.Burime nga policia e qytetit bregdetar theksojnë se është arrestuar shtetasi Ervis Malaj, i dënuar më parë për këtë vepër penale.Arrestimi i tij u bë në autostradën Levan-Vlorë, pas një operacioni të mirorganizuar policor ndërkohë që 28-vjeçari hetohej prej 1 viti.Sipas policisë,gjatë ndjekjes, 28-vjeçari tentoi disa herë t'i shpëtonte arrestimit por falë një pune të mirëorganizuar nga strukturat e policisë u bë i mundur arrestimi i tij.Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.